20 deri 30 metra është kolona në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë me mëngjes.


Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar tash për tash kjo është pika më e ngarkuar për dalje nga Kosova, me 10-20 minuta pritje.

Derisa në Merdare pritjet për dalje janë 5-10 minuta, ndërsa për hyrje në kohë të zakonshme 3-5 minuta. Në Mutivodë pritjet janë 5 minuta për dalje.

Nëpër të gjitha pikat tjera kufitare pritjet si për hyrje edhe për dalje janë 3-5 minuta.