Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve, në emisionin “24 Analizë” ka potencuar se e kanë përcjellë situatën në Këshillin Gjyqësor, janë deklaruar në seancë dhe kanë vlerësuar se Këshilli Gjyqësor duhet të gjejë forcë për të dalë nga një situatë e këtillë, informon PRESSonline.al


“Konkluzioni i përgjithshëm është se ka një situatë që duhet zgjidhur dhe shpresat dhe thirrjet tona ishin që kjo të bëhej në kuadër të forcave të tyre të brendshme dhe jo të intervenohej nga jashtë. Është de fakto e njohur që atëherë në këshillin gjyqësor kishte të paktën dy palë dhe çdo deklaratë e jona do të thoshte të mbajmë anë. Ne nuk jemi në gjendje t’i perceptojmë të gjitha faktet nga jashtë dhe të gjykojmë se cila është ana e duhur e ligjit. Prandaj kërkuam që përgjatë një procedure të zgjidhet problemi. Ata janë në proces të gjetjes së një zgjidhjeje”, ka thënë Saiti.