Ushtarët e grupit mercenar Wagner po përgatiten të zhvendosën në Bjellorusi sipas kushteve të një marrëveshjeje që ndaloi rebelimin e tyre kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, ka thënë një komandant i lartë i grupit.


Që nga rebelimi i tyre, ku luftëtarët e Wagner pushtuan për një kohë të shkurtër një qytet jugor rus dhe marshuan drejt Moskës, vendndodhja e saktë e shefit të grupit Yevgeny Prigozhin dhe mercenarëve të tij ka qenë e paqartë.

Sipas marrëveshjes që i dha rebelimit të tyre, Prigozhin duhej të transferohej në Bjellorusi dhe trupave të tij iu dha mundësia të shpërnguleshin me të, të bashkoheshin me forcat ruse ose të shkonin në shtëpi.

Megjithatë, në fillim të kësaj jave, presidenti bjellorus, Aleksandar Lukashenko tha se Prigozhin dhe mijëra luftëtarë të tij ishin ende në Rusi.

Anton Yelizarov, me nofkën “Lotus”, u citua nga një kanal në Telegram se kishte thënë se luftëtarët tani janë në pushim deri në fillim të gushtit, me urdhër të Prigozhin, përpara se të transferoheshin në Bjellorusi.

“Ne duhet të përgatisim bazat, terrenet e trajnimit, të koordinohemi me qeveritë dhe administratat lokale, të organizojmë ndërveprim me agjencitë e zbatimit të ligjit të Bjellorusisë dhe të vendosim logjistikën”, besohet të ketë thënë ai.