Policia spanjolle njoftoi sot se ka shkatërruar një grup kriminal britanik që merrej me kontrabandë të sasive të mëdha të kokainës në Evropë me anije luksoze.


“Nëntë kriminelë britanikë u arrestuan dhe u sekuestruan 3,8 tonë kokainë”, thuhet në deklaratën e policisë spanjolle.

Operacioni u krye në provincën spanjolle Malaga dhe Britaninë e Madhe, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Britanike të Krimit.
Vlera e kokainës në rrugë është 188 milionë euro (rreth 204 milionë dollarë).

“Policia ka sekuestruar edhe dy anije luksoze, një automjet dhe një numër të madh celularësh”, thuhet në njoftim.

Grupi i dyshuar kriminal vepronte ndryshe nga shumë kontrabandistë të tjerë, të cilët shpesh maskojnë drogën në ngarkesat e mallrave. Kjo organizatë supozohet se ka hasur në anije tregtare më të mëdha që vinin nga Amerika e Jugut. Gjatë takimit, ata kanë hedhur kokainën në det nga anijet e mëdha në kontejnerë lundrues rezistentë ndaj ujit.

Sipas deklaratës së policisë, pjesëtaret e bandës britanike thjesht kanë “marr drogën nga deti dhe janë kthyer në portin spanjoll me varkat e tyre”.