Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ju uroi diplomimin e gjeneratës së pestë të studentëve në Universitetin,,Nënë Tereza”.
“Diplomimi është një akt i rëndësishëm dhe solemn për studentin. Por të mos harrojmë kontributin e atyre që ju kanë mësuar – profesorëve dhe sigurisht prindërve apo kujdestarëve, të cilët ju udhëzuan,ju përkrahën dhe inkurajuan përmes sfidës për të studiuar””, tha ministri Shaqiri në ceremoninë solemne në ndarjen e diplomave .
Ministri i përkujtoi maturantët se kanë bërë shumë përpjekje për të arritur në nivelin akademik në fushat e zgjedhura të studimit dhe se studentët e suksesshëm karakterizohen nga kurioziteti dhe qëndrueshmëria intelektuale, si dhe gatishmëria për shumë orë të mësimit , të reflektimi dhe kërkimit.
“Përfundimi i studimeve është vetëm fillimi i një kapitulli të ri në jetën tuaj, një kapitull me përgjegjësi më të mëdha që familjet tuaja dhe e gjithë shoqëria jonë presin nga ju. Jam i bindur se me aftësitë, njohuritë dhe përvojat që keni fituar në Universitetin “Nënë Tereza”, shumë shpejt do t’i përfshiheni tregut të punës dhe arsimimin do ta shfrytëzoni për ndryshime pozitive në mjediset ku do të veproni”, theksoi Shaqiri.
Ministri tha ,se është e rëndësishme që të rinjtë të vazhdojnë të avancohen dhe të fitojnë njohuri të reja edhe pas përfundimit të studimeve, sepse një nivel më i lartë i zhvillimit politik, demokracisë dhe drejtësisë sociale mund të arrihet vetëm me qytetarë të arsimuar që vazhdimisht shpërblehen , mendojnë në mënyrë kritike dhe e përdorin fuqinë kreative.