Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shallenberg, në fjalimin e tij zyrtar sot në Konferencën e parë të OSBE-së për ndryshimet klimatike, ka përgëzuar punën e kryetarit të OSBE-së, Bujar Osmani.


Shallenberg në pjesën hyrëse të Konferencës që po mbahet sot në Vjenë nuk i kurseu fjalët për punën e Osmanit si kryesues i OSBE-së.

“Si vend nikoqir i OSBE-së, Austria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur Kryesuesin në këto kohë të vështira dhe më duhet të them Bujar Osmani, puna juaj është e shkëlqyer, e juaja dhe e ekipit tuaj, pikërisht në këto kohë të vështira”, tha Shallenberg.