Vizita jonë në Gostivar është një porosi që ne vazhdojmë fuqishëm”, kështu e komentoi para kamerës së TV21 mes të tjerash mungesën e Nevzat Bejtës, Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit në Gostivar në takimin e Grupit të Zjarrit, udhëheqësi i këtij fraksioni, Izet Mexhiti.


Ai paraprakisht njoftoi se ka dallime dhe se një nga opsionet është edhe formimi i një lëvizje të re, por për Bejtën, dhe Bexhetin komentoi:

“Dallojmë në atë që këta tre shokë mendojnë se mund të funksionojnë ende si fraksion brenda BDI-së, ndërsa unë dhe Visari, edhe ata të tjerët që ishim në Gostivar mendojmë se është paguar çmim, ka viktima politike, se janë mbyllur të gjitha dyert në BDI dhe duhet të hapim shtigje të reja”, tha Mexhiti.

Megjithatë, ai është i bindur se edhe Bexheti, Xhaferi dhe Bejta do të binden se është “shterur hapësira” për funksionimin si fraksion brenda BDI-së.

“Unë mendoj se edhe ata do të binden që hapësira është shterur dhe se edhe ata do të bashkëngjiten në këtë rrugëtim që e kemi nisur bashkërisht në fillim”, tha më tej Mexhiti duke mos dhënë një afat kohor se deri kur presin rikthimin në grup të Bexhetit, Xhaferit dhe Bejtës.