Gjatë ditës së djeshme, policët e Departamentit për Punë të Brendshme në Vinicë kanë arrestuar B.K.(26) nga fshati Dvorishtë e Berovës, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.


“Rreth orës 16:20 në rrugën rajonale, në vendin e quajtur “Pekllanska”, gjatë kontrollit policor, është konstatuar se B.K. ka qenë duke transportuar dru për djegie, pa dokumentacion përkatës”, qëndron në njoftim.