Mbrëmë (31-korrik) në ora 00:15, zyrtarë policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin T.O. (33) nga Çajlja e Gostivarit. Ai dyshohet se një ditë më parë rreth orës 21:30 e ka kërcënuar me armë zjarri personin Z.O.(47) nga i njëjti fshat, pas së cilës ka gjuajtur disa plumba në ajër. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrja dhe janë gjetur tre gëzhoja të cilat janë marrë për procedim të mëtejshëm, ndërsa nga personi T.O. është marrë një armë sinjalizuese e kalibrit 9 mm dhe një kornizë me 8 fishekë. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.TS