GREQI- Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Greqi, pasi ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një shtyllë tensioni. Ngjarja e rëndë është shënuar pas mesnatës së të premtes, ku shqiptari ka humbur kontrollin e motorit të vogël që drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë tensioni në rrugën Lakonikis, në Kalamata.


Sipas informacioneve nga policia, 24-vjeçari nga Shqipëria, për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin e motorit e cila është kthyer në të djathtë të rrugës dhe ka përfunduar në një shtyllë të tensionit.

Mediat greke raportojnë se i riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Kalamatës, por plagët ishin të shumta dhe ai nuk ia ka dalë dot mbanë.