Dy autobusë janë përplasur në Manhatan të Nju Jorkut, duke shkaktuar 27 të lënduar.


Sipas një njoftimi nga Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut, një urban dhe një autobus turistik dykatësh u përplasën në East 23rd Street dhe 1st Avenue në Manhattan, rreth orës 19:00.

Në të dy autobusët ndodheshin 81 persona, ndërsa numri i të lënduarve deri më tani ka shkuar në 27.

Sipas informacioneve, asnjë person nuk është në gjendje të rëndë.