Gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare.


Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në rrjedhën e Vardarit herë pas here erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Indeksi i UV do të arrijë deri në 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite me reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor.