zet Mexhiti nga Gostivari ka njoftuar emërimin e koordinatorëve në Çair, Gostivar dhe Tetovë të “rrugëtimit” të tij, pa specifikuar nëse do të jenë edhe të lëvizjes së re politike të paralajmëruar më parë. Në tubimin e mbështetësve në Gostivar nuk ishim Nevzat Bejta, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi. Në këtë takim janë caktuar edhe koordinatorët për njësitë e parë dhe të dytë zgjedhore. Njoftimi u bë i ditur përmes një statusi në Facebook.


“Sonte jemi në qytetin e Gostivarit bashkë me Bashkim Hasanin, Visar Ganiun, Muhamet Ametin përndryshe koordinator për qytetin e Tetovës, Saranda Imerin – sekretere për barazi gjinore, Resmi Ejupin, Besim Kokën, Mersel Sadikun dhe Gazmend Sejfulin. Të gjithë bashkë, unanimisht vendosëm që për koordinator për Gostivarin ta zgjedhim aktivistin dhe funksionarin e dalluar dhe ish kryetarin e Degës së Gostivarit Bashkim Hasanin, ndërsa koordinatorë për Çairin vendosëm të jenë Visar Ganiu kryetar aktual i Komunës së Çairit për zonën zgjedhore 1, dhe Besim Koka ish funksionar për zonën zgjedhore 2, që të tre të dëshmuar për kapacitetin e tyre të lartë inkluziv në përafrimin e kuadrove dhe të hapur për të gjithë. Mes tjerash, konstatim i përbashkët është që t’i ftojmë të gjithë ata me qëllim të mirë, pa përjashtim, profesionistë, intelektual, biznesmenë, arsimdashës, sportistë, njerëz të kulturës, gjithashtu edhe eksponentë që kanë qenë kritik në të kaluarën, që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë të sinqertë! Dua që t’ju faleminderohem nga zemra të gjithëve për mbështetjen e sinqertë duke potencuar se ne nuk do të shmangemi nga rruga që e kemi zgjedhur sepse jemi në të drejtën tonë.Zoti na ndihmoftë! “, ka shkruar në Facebook, Izet Mexhi.