Ish-presidenti rus dhe tani nënkryetar i këshillit të sigurisë kombëtare të Rusisë, Dmitry Medvedev tha se rritja e ndihmës ushtarake të NATO-s për Ukrainën rrit kërcënimin e Luftës së Tretë Botërore.


Duke komentuar rezultatet e ditës së parë samitit të NATO në Vilnius, ku vendet anëtare i premtuan Kievit më shumë armë dhe ndihmë financiare, Medvedev këmbënguli se ndihma perëndimore nuk do të pengonte arritjen e synimeve të vendosura nga Moska.

“Perëndimi plotësisht i çmendur nuk mund të binte dakord për asgjë tjetër. Në fakt ky është një rrugë pa krye. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”, tha Medvedev përmes platformës Telegram.

Medvedev, ishte president i Rusisë (2008-2012), tani është kthyer në një personazh me retorikë të ashpër anti-perëndimore. Diplomatët i konsiderojnë pikëpamjet që ai shpreh një reflektim të mënyrës sesi mendon elita ruse.