Mbi 15 orë kanë kaluar që reshjet e shiut kapluan Shemshovën në komunën e Jegunovcës dhe kryetari i kësaj komune as që ju del në ndihmë banorëve. Pas kësaj harrese ka reaguar BDI – Jegunovcë për këtë diskriminim të madh që ju bëhen banorëve të Shemshovës në rastë të fatkeqësisve.


“Kaluan pothuajse më shumë se 15 orë që nga reshjet e mbrëmshme të shijut dhe siç e shihni Komuna e Jegunovcës akoma nuk është në gjendje të ndërmer diçka t’ju del në ndihmë banorëve të fshatit Shemshovë dhe familjeve të prekura nga të reshurat e mbrëmshme.
Ftojmë udhëheqësin komunale që të paktën të del në vendngjarje dhe ti ndërmer masat e nevojshme që kjo situat të kaloj” thuhet në reagimin e   BDI-Jegunovcë