Lulzim Basha rikthehet në pozitën e kryetarit të PD-së

Partia Demokratike zyrtare në Shqipëri ka zgjedhur të shtunën kryetarin e ri. Në krye të PD-së është rizgjedhur Lulzim Basha.


Në një komunikim për mediat, zyrtari i PD-së Jemin Gjana deklaroi se Komisioni hartoi procesverbalin e rezultatit përfundimtar, dhe bazuar në të dhënat e votimeve, siç thotë ai, në 71 degët e PD-së, rezultoi se kanë marrë pjesë në votime 18.052 anëtarë të PD, në raport me listën e miratuar.

“Nga 18.052 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim, janë gjetur 18.052 fletë votimi në kuti. Të pavlefshme kanë rezultuar 199. Komisioni Elektoral deklaron fitues të zgjedhje për kryetar Lulzim Bashën”, ka thënë Gjana, raportojnë mediat në Shqipëri.