Kurti: Besoj në pafajësinë e Thaçit dhe të tjerëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se beson në pafajësinë e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve që po gjykohen në Hagë.


Kurti në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji List” tha se për mbrojtjen e tyre, shteti ka paguar 16 milionë euro.

“Kryeministri Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe antikoloniale. Unë besoj në pafajësinë e atyre që janë atje. Ne e mbështesim mbrojtjen e tyre dhe deri më tani kemi paguar si shtet mbi 16 milionë euro për mbrojtjen e tyre. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se nuk e kanë mbaruar punën e tyre sa i përket drejtësisë në territoret e ish-Jugosllavisë, sepse në vitet e nëntëdhjeta nga forcat serbe janë vrarë 150 mijë joserbë. Do të thotë që, nëse një njeri ka vrarë deri në 10 prej tyre, janë 15 mijë vrasës serikë në Serbi të cilët shëtisin lirshëm. Nga ky numër, as 1% e tyre nuk kanë përfunduar pas grilave. Edhe këtu kemi një asimetri të theksuar që bie ndesh me pajtimin e popujve tanë në Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.