Ne mbrojmë pozitën dhe të drejtat, veçoritë gjuhësore dhe kulturore të maqedonasve jashtë Maqedonisë së Veriut, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin me maqedonasit nga zona e Gollobërdës së Shqipërisë.


Në kuadër të Planit të Veprimit për mbështetjen e maqedonasve në Gollobërdë dhe Pustec, kryeministri dhuroi një makinë ndërtimi dhe poçe elektrike për ndriçimin e rrugëve, me të cilat, siç thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë, është përmbushur edhe një kërkesë nga marrëveshja e përbashkët e maqedonasve, nga këto krahina, me Qeverinë.

“Sot edhe një herë treguam mbështetjen tonë të vazhdueshme për nevojat e banorëve të Gollobërdës, në kuadër të mbështetjes së përgjithshme që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron në të gjitha fushat për maqedonasit tanë që jetojnë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe në shtetet tjera, dhe nuk ka asnjë shtet ku nuk ka maqedonas dhe sot po flasim për ndihmë specifike që kemi dhënë pikërisht për maqedonasit tanë që jetojnë në Gollobërdë”, theksoi Kovaçevski.

Plani i veprimit për mbështetjen e maqedonasve tanë nga Gollobërda dhe Pusteci, siç theksoi ai, tregon mbështetjen tonë për përmirësimin e kushteve të jetesës së maqedonasve që jetojnë këtu.

“Sot, me dhurimin e makinës ndërtimore dhe poçeve elektrike për ndriçimin e rrugëve, ne po i përgjigjemi edhe një kërkese të maqedonasve tanë dhe po e përmbushim marrëveshjen e përbashkët”, tha Kovaçevski.

Kryeministri paralajmëroi një tjetër projekt shumë të rëndësishëm nga Plani i Veprimit, zbatimi i të cilit është në vazhdim e sipër dhe ishte një kërkesë dhe problem prej dekadash në këtë pjesë të Shqipërisë, ndërsa kjo është pika kufitare Trebishtë-Xhepishtë, e cila është e një rëndësie të jashtëzakonshme për popullatën maqedonase në rajonin e Gollobërdës të fillojë të funksionojë për 24 orë.

Ai theksoi se Qeveria është duke realizuar më shumë aktivitete në drejtim të rritjes së numrit të bursave për studime në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe, siç shtoi ai, vazhdon financimi i projekteve për diasporën, përfshirë edhe maqedonasit nga Shqipëria.

Kryeministri tha se donacioni i sotëm është një milion denarë dhe do të dorëzohet menjëherë dhe do të përdoret në Gollobërdë si dhe në komunat tjera të banuara me maqedonas.

“Dëshiroj t’i mirëpres edhe një herë bashkëqytetarët tanë, maqedonasit tanë, të cilët jetojnë në Shqipëri dhe siç thonë ata vetë, këtu ndihen si në shtëpinë e tyre, sepse edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut janë vende që aktualisht kanë marrëdhënie të cilat janë në një nivel jashtëzakonisht të lartë dhe miqësor”, vuri në dukje kryeministri Kovaçevski.