Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka pritur sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton TV21.


Pas takimit, vijoi paraqitja e përbashkët para mediave.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski fokusin e vendosi në iniciativën rajonale “Ballkani i hapur”, duke numëruar dobitë që dolën nga kjo iniciativë.

Në këtë kontekst, bëri thirrje për zbutjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Si fqinj i ndërmjem mes Kosovës dhe Serbisë, bëjmë thirrje për de-eskalim të situatës dhe zbatim të detyrimeve ndërkombëtare të ndërmarra, gjegjësisht në zbatimin e marrëveshjes të cilën Kosova dhe Serbia e arritën më 27 shkurt në Bruksel dhe marrëveshjen e arritur në Ohër për rrugën e normalizimit të raporteve. E di se ky është proces që përfshin vendime që duhet t’i ndërmarrin shtetet, por funksionarët duhet të sillen si shtetëror dhe të guximshëm dhe të jenë të vendosur në zgjidhjen e problemeve të hapura… Për shkak të kësaj qasje, unë këtu krenohem se mund të flasim për ardhmërinë tonë evropiane”, tha Kovaçevski.