Vendimi i SHBA-së për të ofruar municione thërrmuese në Kiev është një “vepër e rrezikshme kriminale” që duhet të ndalet”.


Kështu u shpreh këtë të martë ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut, Choe Son Hui, shkruan Sky News.

“Unë dënoj fuqishëm vendimin e SHBA për të ofruar armë të shkatërrimit në masë për Ukrainën si një akt të rrezikshëm kriminal, pasi ajo përpiqet të shtyjë botën në fatkeqësi të re, dhe me forcë kërkoj që ajo të tërhiqet menjëherë.”, u shpreh ministrja.

“Fakti që Joe Biden kishte pranuar se ishte një vendim i vështirë tregoi se ai ishte i vetëdijshëm për pasojat katastrofike të përdorimit të municioneve thërrmuese”, shtoi ajo.

Koreja e Veriut ka krijuar lidhje më të ngushta me Kremlinin dhe ka mbështetur Moskën pasi pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar.