Qeveria italiane për shkak të vështiorësive që po ndeshet së fundmi në lidhje me mungesën e krahut të punës në sektorin e bujqësisë dhe të turizmit së fundmika miratuar draftin, i cili parashikon që në tre vjeçarin 2023- 2024-2025 të punësoj 452 mijë punëtorë të huaj.


Mediat vendase shkruajnë se drafti i cili titullohet “Programimi i fluksit të hyrjes së ligjshme në Itali të punëtorëve të huaj”, parashikon punësimin e 136 mijë të huajve përgjatë vitit 2023, 151 mijë më vitin 2024 e 165 mijë më 2025.

Ekspertët italiane shprehen se vendi ka nevojë për mbi 830 mijë fuqi punëtore e ky draft i hartuar nga qeveria Meloni, përpiqet të jetë një ndihmë për sipërmarrësit e për ekonominë italiane.

Ndërkohë në vitin 2022 Italia aprovoi hyrjen e rreth 40 mijë punëtorëve të huaj mes të cilëve mijëra shqiptarë e ky vendim i ri do të jetë një tjetër mundësi për ata shqiptarë të tjerë që duan të punojnë në Itali me kushtet e parashikuara nga ky draft.

Për sektorin e turizmit e bujqësisë punësimet do të privilegjojnë ato vende që kanë nënshkruar me Italinë marrëveshje për të lehtësuar punësimet e rregullta kundër emigracionit ilegal.

Aplikimet e punësimit në Itali do të autorizohen nga organizatat e punës më përfaqësuese në nivel kombëtar që do të merren me mbikëqyrjen e rekrutimin e punëtorëve deri në nënshkrimin e kontratave të punësimit me ta.

Përveç dy sektorëve më alarmues për mungesë fuqie punëtorë si turizmi e bujqësia, vendimi i qeverisë italiane parashikon punësime dhe në fushën e asistencës familjare, social-shëndetësore, autotransport mallrash, ndërtim, për figura profesionale si elektricistë e hidraulikë si dhe në kantiere detare.

Duke analizuar tabelën e të dhënave hartuar nga qeveria Meloni, nevoja për krah pune më 2023 në Itali është 274 mijë punëtorë, më 2024 277 mijë e më 2025 rreth 280 mijë.