Një zjarr gjatë natës në një shtëpi të të moshuarve në Milano ka lënë të vdekur gjashtë persona dhe të lënduar shumë të tjerë, njoftoi shërbimi i zjarrfikësve i Italisë, transmeton Anadolu.


Brigada Italiane e Zjarrfikësve (Vigili del Fuoco) tha në Twitter se zjarri filloi në shtëpinë e të moshuarve në rrugën Via dei Cinquecento filloi në orën 1:20 të mëngjesit.

Përveç të vdekurve, shumë të tjerë të ndikuar nga tymi janë shtruar në spital, njoftohet më tej.

Zjarrfikësit kanë shpëtuar dhjetëra persona, ndërsa është nisur hetim për zjarrin, i cili është shuar pas ndërhyrjes.

Sipas agjencive italiane të lajmeve, 81 persona janë shtruar në spital, nga të cilët 16 në gjendje kritike.

Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, ka vizituar vendin e ngjarjes sot herët.