I vjedhin automjetin Mercedes një personi nga Reçica e Madhe

Tridhjetë e shtatë vjeçari Z.I. nga Reçica e Madhe e Tetovës, dje (16-korrik) në ora 11:20 në SPB-Tetovë ka raportuar se ishte vjedhur vetura e tij “Mercedes” me targa të Tetovës, të cilin e kishte parkuar para një objekti komercial në rrugën “Gjoce Stojçevski” në Tetovë. Po merren masa për gjetjen e mjetit të sekuestruar.TS