“Hulku” i Kosovës të shtunën në Vushtrri do të tentoj thyerjen e rekordit botëror

Bujar Muli, i njohur si “Hulku i Kosovës” po tenton të thyej një rekord botëror për të hyrë në librin e rekordeve.


Me 15 korrik, ai do të provoj të mbaj mbi trup 1500 kilogram.

Muli njihet për fuqinë e tij të jashtëzakonshme.

Ky është njoftimi i tij:

“Te nderuar Vllezër ,te nderuar Shokë e Miq ju informoj se te shtunden me Dat 15.07.2023 ne Palestren Jeton Terstena do te Tentoj të thyej nje Rekord boteror sikur Njeriu me i Fort ne Bot, duke i mbajt 1530kg ne pjes e perparme te trupi, ku do ta fus Kosove ne librin e Guinness e Worldrecords

Andaj ju ftoj te gjithve te jeni Pjes e kti Rekordi,

Ardhja e juaj do te thot shume per mua dhe do të me motivoj shumë rrespekt Bujar Muli

Allahu na ndimoft te Dalim Faqe Bardh” tha ai.