GPS për t’i propozuar për martesë të dashurës së tij

Një burrë nga Tokio shkoi përtej imagjinatës për t’i kërkuar të dashurës së tij të martohej me të. Yasushi “Yassan” Takahashi i propozoi partneres së tij, Natsuki, duke përdorur “Google Earth” dhe artin GPS.


31-vjeçari udhëtoi nëpër Japoni duke përdorur GPS për të shkruar “Do martohesh me mua” dhe paraqiti udhëtimin e tij të përfunduar në Google Earth si propozimin e tij.

Ai përshkoi rreth 4,451 milje duke udhëtuar nga ishulli Hokkaido në brigjet e Kagoshima në gjashtë muaj për misionin e tij.

Propozimi i martesës së Yassan erdhi si një surprizë për të dashurën e tij, e cila tha: “Ndjeva dashurinë më të madhe në botë”.

Propozimi gjithashtu e ndihmoi atë të hyjë në Rekordin Botëror Guinness për vizatimin më të madh GPS në histori. Yassan kishte krijuar GPS art me Google Earth dhe Google Street View për më shumë se 10 vjet.