Në çdo postim për ta reklamua veten se diçka po punohet në Gostivar Kryetari i Komunës e vendos foton me drita ngjyra-ngjyra tek Lumi Vardar,
por Gostivari është shumë i madhë dhe vendet tjera të qytetit janë të lanura anashë dhe ka shumë fshatra për rethë të parregulluar.
Gostivari, nukë është vetëm pjesa kur del me shëtit përrreth lumit Vardar, dhe duket sikur je në një qytet Europian. Kurse sa largohesh nga
pjesa e Urrës Vardarit të dalin gropa, gropa në rrugë, qenë endacak, mbeturina nga krejt anët, parqet e paregulluara të lanur masdore.
Premtimet e Kryetarit Komunës duket se kanë ngel vetëm në letër dhe janë harua diku. Mos folim për fshatrat që jan harua krejt. Kemi fshatra
që ende kan nevojë për uj të pishëm, kanalizim, rrugë dhe shum sende elementare. Janë premtua shumë sende në fushat zgjedhore por realizimi askundi
nuk duket. Kryetari mendon se nëse ka disa drita me ngjyra ngjyra tek Lumi Vardar dhe gjithçka është në regull. Por haron se Gostivari nuk është
vetëm pjesa e Lumit. Nëse lëviz në qytet dot hasish shum gropa, a në fshatra mos bëjm fjal. Vështirsia më e madhe është kur ka shi atëher
mblidhet uji nga shiu dhe shum vende janë të pakaluara. Kur rra shi gropat u mbushën me ujë dhe nuk duken as gropa dhe shoferet te cilët i
vozisin automjetet kane frikë mos i domtojnë ato. Ndoshta Lumi Vardar me drita ngjyra ngjyra duket bukur, por vizitoni pak fshatrat dot shifni si
janë, dhe dot hasish shumë njërez që dot ankohen se ke premtua shumë sende, por nuk ke realizua. Nuk mundem ta kuptoj Komuna e Gostivarit nuk
ka interesim për fshatrat që e rrethojnë dhe i ka lanë në mëshir të Zotit. E kuptoj Komuna është e bllokuar dhe është shumë në borxh, por
smundem ta kuptojë Komuna futet në borxh, kurse investime kapital nuk shofim askundi….!?


Selim Iljazi