Gjendet i vdekur një 70 vjeçar në Prizren

Një burrë i moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij.


Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

Ai ttregoi se personi i moshës 70 vjeçare është gjetur i vdekur rreth orës 12:00.

“Sot rreth orës 12:00 policia në Prizren është informuar se në rrugën “Hamit Thaqi” në Prizren, një person i moshës 70-vjeçare gjendet në banesën e tij dhe nuk përgjigjet në telefon. Policia ka marr informacione se i njëjti përveç moshës ka edhe probleme shëndetësore, andaj është vendos që të hapet dera me forcë. Dera është hap nga zjarrfikësit dhe brenda banesës është gjet personi pa shenja jete, në trupin e viktimës e as në banesë nuk vëreheshin shenja dhune”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se pasi që janë kryer egzaminimet në vend ngjarje, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.