Ejup Berisha


Është rregull dhe obligim që njeriu të dallon nga qenjet e tjära biologjike posaqërisht nga kafshët. Njeriu nga to duhet të dallon dhe të veçohet për shkak të vetëdijes që e ka apo që duhet ta ketë e të cilën ja ka dhënë Perendia. Ky fakt e detyron njeriun që jo vetëm ta jep por dhe ta mban apo ta realizon fjalën e dhënë në opinion. Këtë gjë ky duhet ta bën në çdo moment dhe në çdo sferë të veprimtarisë shoqërore të tij nëse i njëjti don ti arrinë dhe ti bartë epitetet si njeri i ndershëm, i morlshëm dhe qenje e besueshme njerëzore. Përndryshe nëse nuk ka besueshmëri njeriu hyn në kategorinë e njëjtë me kafshët. Këto të fundit nuk kan besim se ato kafshojnë dhe lëndojnë ndërsa njerëzit duhet të sillen mirë, të ndihmojnë dhe të shërojnë me sjelljet dhe me veprimet e tyre. Kur jemi te obligimi i realizimit të fjalëve të thëna këtë obligim e kanë edhe politikanët pra edhe këta duhet ti mbajnë fjalët e thëna dhe ti realizojnë premtimet e dhëna ndaj zgjedhësve të tyre. Nuk mund njerëzit ti gënjesh në pikë të ditës për diçka dhe në mesditë të realizosh diçka të kundërt nga ajo që e ke thënë gjat premtimeve të dhëna apo të mos realizosh asgjë. Në politikë shumë shpesh ndodh edhe mosrealizimi. Kjo gjë nuk është etike e moralshme që do të thotë se nuk është as njerëzore. Por në këtë veprimtari shoqërore njerëzore është jo vetëm e dukshme por është edhe e tejdukshme se nuk ka etikë apo moral. Kur e themë këtë gjë e kamë fjalën për praktikën e jo për teorinë politike, në këtë të fundit prezente janë të gjitha gjëraz pozitive si: Etika-morali, mirsjellja obligimi për mbajtje të fjalës që nënkupton edhe detyrimin për ta eliminuar gënjeshtrën në politikë. Kjo mund të ndodhë dhe duhet të ndodhë kur bëhet fjalë për sistemet demokratike të qeverisjes. Në këtë sistem politikanët janë të obliguar që të zbatojnë etikë që nënkupton moral apo që të sillen me njerëzi.Kur jemi te etika kjo e fundit duhet ta parandalon edhe gënjeshtrën e cila është jo vetëmse e shpeshtë por edhe e stërtepruar në politikë. Një gënjeshtër e tillë para dy ditësh në opinion u tha nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama. Ai para tre dite tha se projekti Ballkani i hapur e përfundoi me sukses misionin e vet. A gënjeu EdI Rama me këtë deklaratë të tij me siguri se po ky gënjeu sepse menjëherë u demantua nga kolegët e tij nga Beogradi e Shkupi Aleksandar Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski. A ishte sjellje etike nga ana e Ramës kjo që e tha jo nuk ishte fare etike. A do të jetë Edi politikani i fundit që sillet në mënyrë jo-etike dhe gënjen? Jo nuk do të jetë ky i fundit pas tij do të ketë edhe të tjerë politikan që do të gënjejnë. Prandaj duhet të zbatohet etika në politikë që të parandalohen dukuritë dhe sjelljet e panjerëzishme në të.