Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka të ngjarë të takohet me homologun e tij rus pas bisedimeve me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten në Stamboll.


Gazeta Hurriyet raportoi më herët se Erdogan do t’i ofronte sërish Zelenskit shërbimet e tij si ndërmjetës për një zgjidhje paqeje midis Moskës dhe Kievit.

Axhenda do të përfshijë edhe shkëmbimin e robërve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Të dy liderët do të diskutojnë gjithashtu për zgjatjen e marrëveshjes së grurit pas skadimit të saj më 17 korrik.
Kremlini njoftoi më herët se po monitoron nga afër bisedimet e presidentit ukrainas me homologun e tij turk.

Dmitry Peskov tha gjithashtu se presidenti rus së shpejti mund të zhvillojë bisedime me Erdoganin, por ende nuk është caktuar një datë.