E dhimbshme, mërgimtari vdes në aksident trafiku duke ardhur në Kosovë

Klubi FC Kosova Regensburg, ka njoftuar për vdekjen e mërgimtarit Xhedet Berisha, i cili është aksidentua rrugës duke ardhur në Kosovë.


Në telegram ngushëllimi, thuhet se Berisha nga Obiliqi ka qenë veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.

“Telegram ngushëllimi familjes Berisha! Me rastin e vdekjes së XHEVDET BERISHA përkrahës dhe dashamir i FC Kosova Regensburg, në aksidentin rrugës për në vendlindje, me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e mikut tonë Xhevdet Berisha , humanistë e veprimtar i shquar e i palodhur i çështjes kombëtare, bartës i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Tutje, thuhet se kjo është humbje e madhe për familjen, por edhe mërgatën shqiptare.

“Është kjo një humbje e madhe për Familjen ngase mbetën pa më të dashurin e tyre, humbje e madhe edhe për mërgatën tonë, Komunën e Obiliqit dhe gjithë Kosovën. Bashkëndjejmë dhembjen dhe Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinçerta familjes Berisha, mërgatës tonë, miqve dhe të gjithë dashamirëve” thuhet në njoftim.