Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida ku dy gra kanë izoluar për muaj të tërë në një dhomë të errët një 8-vjeçar. Mediat e huaja shkruajnë se njëra prej tyre është e ëma e të miturit. Mësohet se Helecia Morris 41 vjeç është nëna biologjike e fëmijës dhe Gjykata e ka dënuar me 8 vjet burg, ndërsa 57-vjeçarja Donna Jung e cila është e martuar me Morris ka marrë 7 vite heqje lirie.


Siç raportojnë autoritetet atje, 8-vjeçari ishte lënë në një dhomë pa dritë, pa krevat, mobilje apo tualet.

Dy gratë u shpallën fajtore në Maj të këtij viti, por abuzimi ka ndodhur në vitin 2015-2016.

Ishin foto të vogëlushit me mavijosje në trup ato që sinjalizuan hetimet. Në atë kohë e ëma e tij, e kishte dhunuar me rrip, aq sa ai nuk ulej dot në bankën e shkollës. Ajo u përpoq ta bindte mësuesen e fëmijës se ai ishte “i pabindur” dhe sillej keq, por ajo lajmëroi policinë.

Ky rast nuk ishte i vetmi! Gratë e kishin detyruar të miturin të hante në errësirë në momentin që ato i dërgonin ushqim nga ai që kishte mbetur. Fëmija ishte nën peshë për shkak të mosushqyerjes.

Në gjykatë, Morris nuk pajtohej me akuzat dhe madje qau.

“Nuk jam një person i tmerrshëm, nuk do e lëndoja me qëllim. Më vjen keq”, tha ajo.

Helecia Morris në gjykatë

Tashmë për të miturin do të kujdesen gjyshërit e tij. Gjyshja e 8-vjeçarit, shkroi një letër për ta paraqitur në gjykatë. Aty shkruhej: Ai tmerr do i zgjasë përgjithmonë nipit tonë, mendojeni pak sa i frikësuar e i uritur ka qenë në një dhomë aq të errët. Kërkoj dënim maksimal për dy gratë.

Morris njihej si përdoruese e drogës, por ajo mohoi ta ketë konsumuar gjatë periudhës që ka abuzuar fëmijën e saj. Ajo madje akuzohet dhe për disa vjedhje në dyqane.

Donna Jung:

Ndërsa partnerja e saj, për të hequr fajin nga vetja, tha para trupës gjykuese se “ishte dashuruar me personin e gabuar”.