Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski sot u thirr në bisedë në SPB Kumanovë pas, siç informoi në konferencë shtypi, denoncimit anonim për, siç thotë, një lëndë të pretenduar për pagesa dhe kompensime për persona të punësuar në komunë.


“Dëshiroj t’ju informoj se sot me ftesë jam thirrur në SPB Kumanovë për bisedë lidhur me lëndën për pagesa dhe kompensime të personave të punësuar në Komunën e Kumanovës. SPB Kumanovë është duke vepruar mbi një denoncim anonim, në vazhdimësi ndodh presioni i njëjtë në punën e Komunës së Kumanovës dhe ndaj meje si kryetar. Qëllimi është i qartë të jem i defokusuar nga aktivitetet e mia të përditshme”, thotë Dimitrievski.

Siç deklaroi Dimitrievski, sipas pretendimeve në denoncim, edhe pse të punësuarit në Komunën e Kumanovës kanë vepruar në pajtim me ligjin, pagat paguhen me dekada në komunë dhe metodologjinë e përllogaritjes të së njëjtës. Ai tha se Komuna ka nënshkruar edhe marrëveshje kolektikve për të punësuarit.

“Por, megjithatë e dhashë deklaratën time. Shtesë, me kërkesë të personave të cilët janë duke e udhëhequr procedurën do të marrin informacione shtesë. Këtë e vlerësoj si shembull klasik të keqpërdorimit nga individë të cilët e menaxhojnë resorin e tyre mbi qëllimet politike partiake të institucioneve. Shikoni, po ndodhë një precedencë, çdo ditë shkruhen padi penale anonime ndaj MPB-së, nga MPB përfundojnë në Prokurorinë Publike Themelore, merren udhëzime për veprim, hapen lëndë të cilat në fund rezultojnë me asgjë dhe harxhohen resurset, ne i paguajmë të gjithë këta persona të cilët angazhohen në atë aktivitete, ndërsa në ndërkohë shteti po mbytet në korrupsion. Kët e konfirmojnë të gjitha ambasadat relevante në shtet”, thotë Dimitrievski.

Potencoi se edhe ai si kryetar i komunës edhe të punësuarit në komunë do të bashkëpunojnë me çdo hetim që do të udhëhiqet dhe përmes se nga institucionet kompetente ndaj të gjitha kërkesave të tyre të shtruara si komunë dhe kryetar komune për veprim kundër N.N., për të cilët potencoi se në mënyrë të rrejshme i veprojnë të gjitha këto denoncime nuk e ka hapur asnjë procedurë.

Ai i bëri thirrje prokurorisë të veprojë, të hapë lëndë, t’i zbulojë personat që i shkruajnë këto denoncime anonime.

Ai u bëri apel autoriteteve të cilët i udhëheqin dhe menaxhojnë institucionet të fokusohen në shkatërrimin e korrupsionit.