Ejup Berisha


Ballkanin e hapur e mbyllën apo jau mbyllën këtë nuk e dimë. Ne nuk e dimë a e mbyllën me të vërtetë apo është ndonjë blof i udhëheqësve të tij. Nëse Ballkani i hapur është mbyllur me të vërtetë kjo është dëshmi se ky organizim nuk ishte serioz dhe se herdo kur do i njëjti edhe do të dështonte pa dhënë ndonjë fryt apo dhe rezultat konkret dhe të qëlluar në thellimin e bashkpunimit rajonal, në thellimin e raporteve politike ekononike kulturore apo dhe në dhënien e ndihmesës për plotësimin e kritereve për antarsimin e shteteve kandidate të rajonit të Ballkanit Perendimorë në BE.
Për dallim prej Ballkanit të hapur ku gjithçka ëshë e mundur, me Procesin e Berilinit nuk do të mund të bëhet shaka në çdo sferë të aktiviteteve shoqërore dhe shtetërore dhe atë në të gjitha menyrat e mundshme siç ishte rasti me Ballkanin pa dyer dhe pa dritare. Krimi dhe korrupcioni ne Berilin, në Bruksel dhe në Paris nuk kalojne nëse kane kaluar pa kontrolle kufitar në Beograd në Tiranë dhe në Shkup. Në Europë nuk ka linjë posaqme të lirë dhe të privilegjuar kufitare me paralajmërimin diskriminues “Ballkani i hapur”. Në Bruksel të Eurpës nuk ka dhe nuk guxon të ketë diskriminim, atje askush askend nuk e diskriminon dhe nuk guxon ta diskriminon me paramendim dhe në mënyrë sistematike. Pra atje nuk ka diskriminim mbi bazë të përkatsisë etnike, racore, gjinore, fetare, kulturore, arsimore, politike dhe ekonomike. Te ne në Ballkan të gjitha këto lloje të diskriminimit janë me shumicë. Atje në Kontinentin e vjetër nuk ka diskriminim mbi baza partiake sepse nuk ka mundësi për partizim të skajshëm nga ana e Partive politike siç ka këtu te ne në Ballkan. Partitë në Europë jo se nuk kanë dëshirë të partizojnë por thjeshtë këto subjekte politike nuk munden sepse atje zgjedhësit nuk u janë dorëzuar tërësisht pushtetit dhe ndikimit të Partive politike. Zgjedhësi në Europë e ka ruajtur një pjesë të sovranitetit të vet dhe ai këtë e dëshmon në zgjedhje duke i sankcionuar partitë në pushtet dhe duke i sjellur në pushtet partitë opozitare. Kjo është mundësia që partitë në pushtet të zbresin me këmbë në toke dhe të këndellen me qëllim që realishtë të ndryshojnë dhe të reformohen. Atje asgjë nuk i lehet rastit këtu te ne po gjithcka bëhet me qëllim siç ka ndodhur edhe partizimi i skajshëm dhe i stërtepruar i shoqërisë dhe shtetit gjë që e ka paralizuar jetën e qytetarëve në masë bukur të madhe. Në Europë ka prokurori dhe gjyqsi të pavarura dhe profesionale atje prokuroritë nuk ndjekin dhe nuk akuzojnë nën ndikimin dhe me diktatin e faktorëve të jashtëm siç është gjendja e tanishme këtu në RMV. Por dhe Gjykatat nuk gjykojnë dhe nuk dënojnë me diktat dhe ndikime. Kur jemi te Ballkani i hapur ky projekt rajonal ka dështuar nëse ka dështuar me fajin e elitave politike të vendeve pjesë përbërëse e tij. Dështimi i tij dëshmoi se aktivitetet që janë zhvilluar nga funkcionimi i tij kanë dalur jashta kornizave dhe rregullave të Procesit të Berlinit. Udhëheqësit e saj nuk arritën të kontribuojnë në thellimin e Bashkpunimit rajonal, në elimininin e krimit dhe të korrupcionit, apo dhe në thellimin e proceseve demokratike. Ngushllime për përkrahësit e Ballkanit të hapur.