Dje (30-korrik) në ora 23:00, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria 32-vjeçaren B.A. nga Gostivari. Ajo është raportuar nga ish-bashkëshorti i saj N.B.(33) nga Gostivari se rreth orës 20:45 e ka kërcënuar vajzën e saj të mitur. Ajo është ndaluar në Komisariat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresë përkatëse.TS