Dje (30-korrik) në ora 19:35, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personat D.A. (35) dhe O.R. (32), të dy nga Çegrani i Gostivarit. Ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht personin F.E. nga Gostivari. Sipas raportit, gjatë sulmit ata kanë përdorur edhe një mjet metalik me të cilin i kanë dëmtuar edhe veturën e tij. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.TS