Gjatë natës (31-korrik) në ora 01:30 në Çegran të Gostivarit, zyrtarët policorë të Policisë së Çegranit kanë privuar nga liria 13 persona nga Çegrani dhe një person nga Gostivari. Rreth orës 20:30 të njëjtit kanë organizuar një shëtitje në afërsi të fshatit dhe dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri dhe nga një plumb endacak i padestinuar ka lënduar 52-vjeçaren R.F. nga Çegrani, e cila ndodhej në oborrin e shtëpisë në fshat. Ajo është transportuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresë përkatëse.TS