Tre pushues janë sulmuar nga peshkaqenët në Nju Jork. Ngjarja ka ndodhur në Fire Island dhe Hamptons, ku pushuesit që ishin në plazh kanë qenë në rrezik për shkak të sulmit nga peshkaqenët.


Mediat e huaja shkruajnë se numri i njerëzve të sulmuar nga peshkaqenët në shtet është rritur kështu në pesë në hapësirën e vetëm dy ditëve.

Personat e sulmuar të martën kanë pësuar lëndime të rënda në gjymtyrë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Frekuenca e sulmeve të regjistruara ditët e fundit është e paprecedentë në shtetin e Nju Jorkut ku duket se shkak është bërë rritja e numrit të peshqve me të cilët ushqehen peshkaqenët.