Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pasi njoftoi se funksionarët dhe ministrat e BDI-së kanë nënshkruar dorëheqjen, e cila do të hyjë në fuqi pasi që VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese, tha se pret që që njëjtën gjë ta bëjnë edhe partnerët shqiptar të koalicionit, respektivisht Aleanca për Shqiptarët.


“Pres që një reagim të tillë ta bëjnë edhe partnerët që i kemi në koalicion shqiptar dhe unë mendoj që nuk jemi të vetëm në rrugëtimin drejt anëtarësimit të vendit në BE”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ndërsa kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për TV21 tha se ASH është parti autonome dhe vendimet i sjell në strukturat e veta.

“ASH është parti autonome dhe vendimet i sjell në strukturat e veta, duke e respektuar vetëm vullnetin e anëtarësisë dhe qytetarëve”, tha Taravari.