A shpëlahet shpirti me ujë të vjedhur

“Ka nga ata (hipokritë) që kanë bërë besëlidhjen me Allahun, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga dhuntitë e Tij, sigurisht që do të japim lëmoshë dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë”! Por kur Ai u dha atyre nga dhuntitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën, duke u larguar. Prandaj, Ai ua lidhi hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin dhënë Allahut. Ata e kishin zakon gënjeshtrën.” (Et-Teube, 75-77)


Nga Mahir Rexhepi

Tash dy-tre vite, në pikun e turizmit si dhe të ardhjes së mërgimtarëve tanë, Shaqir Fetai po mundohet ta bëjë “traditë” fjalën e tij të kotë drejtuar mërgimtarëve tanë: “Mirësevini bashkatdhetarë tanë në vendlindjen tuaj”! Shaqir Fetai nuk përcakton se cilëve bashkatdhetarë u drejtohet! Nëse flet në përgjithësi, ka mjaft maqedonasë që kthehen nga Skandinavet, nga Kanadaja, Çikago, nga Australia, kthehen vëllehët, kthehen turqët, romët, serbët etj. Nuk ka asgjë të keqe t’ju urojë mirëseardhje edhe këtyre mileteve, por, a e keni dëgjuar ndonjëherë zotëri zotëri priftin ortodoks maqedonas që t’u urojë mirëseardhje mërgimtarëve shqiptarë?!
Këto ditë Shaqir Fetai ka shkuar edhe më larg! Ka anashkaluar Organizatën Humanitare të BFI-së, Bashkësinë Fetare Islame e ka shndërruar në organzatë humanitare dhe, nën siglën e BFI-së ka dalur (respektivisht, ka nxjerrë nxënës medresantë) në pikën kalimtare të Tabanocit të cilët po u japin nga një shishe ujë shoferëve që po futen në Maqedoni! Shaqir Fetai, nga kabineti i ftohtë, nën kondicionerët e vjetër që shpenzojnë energji pa hesap, po sheh në filxhan të kafesë se po na vijnë mërgimtarët dhe se po i freskon me nga një shishe ujë!
Po pse vetëm këtë pikë kufitare? Pse ka nevojë për këtë “humanizëm” Shaqir Fetai kur tërë bota e di shpirtin e tij të zi e të shprishur, krejt bota e di që është mjeshtër i hajnisë së të mirave materiale të BFI-së. Në çastin kur iu zbërthye vjedhja e haxhit si dhe vjedhja e kurbanëve, ai shprehi “interesim” që të dëftohet edhe si “humanist”!
Tjetër! Pse në këtë pikë kalimi nëse jo për propagandë dhe për vetëreklamë, apo edhe për nostalgji ndaj gjithçkaje serbishte! Shaqir Fetai e ka shumë të qartë që brenda myslimanëve të vendit urrehet, nuk duhet, nuk honepset, nuk durohet. Këtë reagim të popullatës nuk e ka pritur asnjëherë, ka menduar se populli është bagëti dhe se do t’i grahë si ta ketë qejfin Shaqir Fetai. Por, ja që nuk i doli kështu! Prandaj, mundohet që ta bëj një “mirësi” me ata që nuk dinë fort për Shaqir Fetain, me mërgimtarët, të cilët, para kamerës dhe para mikrofonit, do ta thonë një fjalë të mirë për Shaqir Fetain që shpërndan shishe të volga me ujë valë, të ngrohur nga dielli që përcëllon dhe shkrinë asfaltin. I mjeri, faqeziu, me një shishe ujë, mundohet ta mashtrojë Allahun xh.sh. dhe të blejë një fjalë të mirë, “një urim e një bekim” mërgimtarësh!
Po sa turistë dhe sa mërgimtarë kalojnë nëpër atë pikë kalimi? A janë vetëm shqiptarë apo edhe milet tjetër! Si po ia del Shaqir Fetai t’i dallojë se kush janë shqiptarë e kush të tjerë? Si po ia del që shishen mos t’ua japë të tjerëve por vetëm mërgimtarëve shqiptarë, bashkatdhetarëve tanë? Nëpër atë pikë kalimi më tepër kalojnë serbë dhe të huaj se sa shqiptarë! Serbët shkojnë për në Ohër, për Greqi e Bullgari dhe gjetkë, siç kalojnë edhe perëndimorët! Në ditë kalojnë deri në 10-20 mij pasagjërë dhe, sa shishe i shpërndan Shaqir Fetai! Ku e mori ai këtë buxhet për t’u shpërndarë ujë turistëve dhe mërgimtarëve! Apo, u ndanë sa të zgjasë reklama dhe propaganda e porositur dhe e kryer naivisht!
A e di Shaqir Fetai se sa mërgimtarë shqiptarë kthehen në vendlindjen e tyre përmes pikës kalimtare në Aeroportin e Shkupit! Sa mërgimtarë kthehen përmes tragetit që ankoron në Durrës dhe, përmes Rrugës së Kombit dhe asaj të Ibrahim Rugovës dhe të Arbër Xhaferit futen nga pika kalimtare të Bllacës! Po sa nga ajo e Dibrës, po sa nga ajo e Qafës së Thanës! Po shumë mërgimtarë që vijnë përmes Aeroportit të Strugës-Ohrit?
Shaqir Fetai është munafik, madje kallëpi i munafikut. Shaqir Fetai ka nevojë për reklamë pozitive në çastin kur është shpërfytyruar i tëri në masë katrani! Pse këto sjellje të çakoduara nuk i kishte kur ushtronte detyrën e organit të BFI-së, si Myfti i Gostivarit? Apo, atëherë ishte i ndërgjegjshëm se nuk ka nevojë ta mashtrojë Zotin e Madh, sepse edhe vjedhjen e ka pasur më të ngushtuar, ngase kontrolli ka qenë i rreptë, vjedhja ka qenë e pamundshme, sidomos në kohën kur Sekretar Gjeneral ishte Hfz. Afrim ef. Tahiri dhe, si rrjedhojë, edhe mundësia për mëkatim i Shaqir Fetait ka qenë më i vogël, ndaj nuk ka pasur nevojë për humanitet që të shpresojë në ndonjë mirësi nga i Madhi Zot. Patjetër që Zoti Fuqiplotë një ditë do t’ia bëjë të mundshme Hfz. Afrim ef. Tahirit që të kryej revizion mbi punët tradhëtuese disajeçare të Shaqir Fetait dhe gjithçka ta bëjë trasnaprente, ta dijë mbarë popullata dhe diaspora jonë se kush në të vërtetë ishte Shaqir Fetai “humanisti”!
Sot, kur është zhytur në haram, në pisllëqe, kur po e ndjenë urrejtjen e tmerrshme të popullatës së vendit, ka nevojë për “tjetër xhemat” dhe për kamuflim të shpirtit të zi eventualisht me ndonjë shishe uji prej 20 denarësh!
Allahu xh.sh. në Suren El Bekare, në ajetin 9, thotë: “Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë”! Të bësh përpjekje me nga një shishe ujë që ta pastroshë shpirtin e haramtë, këtë mund ta bëjë vetëm Shaqir Fetai, i cili, në pikën kufitare ku vlojnë serbët, të cilëve u shërbeu me lezet nën nofkën “ORAO”, pret mërgimtarë për të cilët nuk ka bërë asgjë, qoftë një lutje insitucionale e publike drejtuar Allahut Mëshirëplotë që t’i ruaj mërgimtarët tanë dhe t’ua lehtësojë sa më shumë ardhjen shëndosh e mirë në gjirin e familjes së tyre. Asnjëri prej tyre nuk vjen as për Shaqir Fetain dhe as për shishet me ujë të Shaqir Fetait. Ata vijnë për familjen e tyre, në mesin e të cilëve, natyrisht që do të dëgjojnë, veç tjerash, edhe informacion burimor e të dorës së parë edhe për të bëmat e zeza të Shaqir Fetait.