Marina Amerikane mund ta ketë dëgjuar shpërthimin e nëndetëses që u zhduk të dielën me 5 pasagjerë në bord, të cilët po shkonin në fund të detit për të parë rrënojat e Titanikut.


Ndërsa mbetet mister se kur ndodhi ngjarja, mediat raportuan se zyrtarë të lartë të marinës konfirmuan se një sistem sekret regjistroi një tingull si një shpërthim.

Sipas një zyrtari, zëri është regjistruar afër kohës kur kontakti me nëndetësen Titan humbi të dielën. Megjithatë, zyrtari tha se nuk ishte e sigurt që regjistrimi vinte nga nëndetësja.

5 pjesë të nëndetëses u gjetën rreth 500 metra nga Titanikut në fund të Atlantikut të Veriut, me Gardën Bregdetare të SHBA-së që njoftoi të enjten se ato i përkisnin Titanit.

Mbetjet tregojnë një dekompresim katastrofik që çoi në shpërbërjen e saj, tha roja bregdetare, duke konfirmuar se nuk kishte të mbijetuar./abcnews.al