Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë një postim interesant lidhur me arrestimin e djeshëm të tre policëve të Kosovës nga forcat e shtetit të Serbisë.


Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë e ka bërë me qëllimin që ta largojë presionin që po i bëhet nga qytetarët e tij.

Në Twitter ajo shkroi: “Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion brenda vendit të tyre? Kërkojnë mënyra dhe mjete për të larguar vëmendjen nga problemet që i kanë aty. Një rast klasik i kësaj duket të jetë incidenti i djeshëm në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi von Cramon.