Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në mbledhjen e rregullt të të gjithë ambasadorëve të vendeve anëtare në Bashkimit Europian.


Përmes disa fotografive të shpërndara nga kjo ngjarje, Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE, dhe se bashkimi në frontin europian është vendimi i duhur.

Statusi i plotë:

I ftuar nga misioni i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut dhe ambasadori David Geer, sot mora pjesë në mbledhjen e rregullt të të gjithë ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Sfidat e integrimit europian të vendit tone, si domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, realizimi i reformave, sundimi i ligjit, kohezioni shoqëror dhe përkrahja e vendeve të Bashkimit Europian për rrumbullakësimin e këtyre proceseve të rëndësishme ishin temat e sotme të diskutimit.

Integrimi në Bashkimin Europian nuk ka alternativë tjetër andaj dhe ftoj të gjithë shoqërinë, partitë politike, mediat, shoqërinë civile, opinionbërësit që të bëhen pjesë e frontit europian.