Dy shqiptarë janë plagosur me thikë ditën e sotme në Itali, në zonën e Pordenones.


Sipas raportimeve nga mediat italiane shqiptarët janë plagosur nga një burrë ende i paidentifikuar, i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri rreth 28 vjeç, u transferua me helikopter në spitalin e Udines.Ai mësohet se ka marrë plagë të rënda por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu i plagosur ka mbetur dhe një tjetër shqiptar, i cili është i afërm i 28 vjecarit, gjendja e të cilit nuk është shqetësuese.

Mësohet se karabinierët po mbledhin dëshmi dhe po shikojnë kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.