Spiunonte te rusët, gjendet i vdekur ish-agjenti i FBI në burg

Robert Hanssen, 79 vjeç, një ish-agjent i FBI-së, i cili pranoi se kishte spiunuar për Moskën, është gjetur i vdekur në burg.


Ai u gjet i vdekur në një strukturë të sigurisë maksimale në Firence, Kolorado, të hënën në mëngjes.

Hanssen, u dënuar në vitin 2022 me burgim të përjetshëm për spiunazh. Ai kishte marrë më shumë se 1.4 milionë dollarë në para, diamante dhe para të paguara në llogaritë ruse.

Gjat kohës së arrestimit ai jetonte në një shtëpi me katër dhoma gjumi në periferi të Virxhinias me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij. /abcnews.al