Shpërthimi i digës në Ukrainë, Borrell: Rusia po e çon ofensivën në një nivel të ri

Shefi i politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me shkatërrimin e digës hidroelektrike Kakhovka në Ukrainën jugore.


Në reagimin e tij ai thekson se me shkatërrimin e digës Rusia e ka çuar ofensivën e saj kundër Ukrainës në një nivel të ri.

“Sulmet ruse kundër infrastrukturës kritike civile të Ukrainës arritën në një nivel të paprecedentë sot me shkatërrimin e digës në hidrocentralin Kakhovka. Bashkimi Evropian e dënon këtë sulm në termat më të ashpër të mundshëm. Ai përfaqëson një dimension të ri të mizorive ruse dhe mund të përbëjë shkelje të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht të ligjit ndërkombëtar humanitar”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se shpërthimi ka vënë në rrezik jetën e qindra mijëra civilëve dhe po ndikon në furnizimin me ujë të termocentralit bërthamor të Zaporizhia si ftohës.