Shkup, 6 qershor – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot do të realizojë takim me kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedellkov dhe me përfaqësues të Solidarity Center, organizata më e madhe ndërkombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të punëtorëve me seli në SHBA, si edhe përfaqësues të Federatës amerikane të mësimdhënësve.


Takimi do të mbahet në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.