Qeni kafshon në prapanicë një pushuese në Australi

Një video tregon momentin kur një grua franceze u sulmua nga një qen i llojit dingo në një plazh në K’gari, Australi.


Departamenti i Mjedisit dhe Shkencës në Queensland thotë se kafsha u “eutanizua në mënyrë njerëzore” pasi u përfshi në një numër incidentesh “me rrezik të lartë”, transmeton Telegrafi.

Sipas pamjeve, qeni shkoi në drejtim të gruas që po bënte plazh dhe e kafshoi në prapanicë. Ajo iku me vrap nga paniku.