Një grup kriminal i trafikur të drogës, e cila lidhet me krimin e organizuar shqiptar, është goditur nga autoritetet belge, në rajonin e Lièges.


Bëhet me dije se autoritetet kanë zhvilluar 12 kontrolle në Liège, Seraing, St Nicolas dhe Wanze, ku janë arrestuar 8 persona të cilët shisnin hashash dhe kanabis përmes rrjeteve sociale (snapchat, messenger) dhe ua dorëzonin klientëve të tyre gjatë takimeve, veçanërisht nëpër parkingje.

Mediat e huaja shkruajnë se grupi kriminal menaxhonte edhe plantacione kanabisi.
Policia gjeti rreth 500 rrënjë kanabis dhe 5 kilogramë drogë. Gjithashtu në shtëpië e bandës kriminale ndodheshin dhe 7 pistoleta.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu rreth 92 mijë euro cash, 4 automjete, 3 ora të shtrenjta dhe 20 celularë. Aktualisht gjashtë prej anëtarëve të bandës janë dërguar në burgun e Liege ndërsa dy të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.