Autoritetet austriake njoftuan sot se parandaluan një sulm të mundshëm në Paradën e Krenarisë në Vjenë, e cila ishte planifikuar të kryhej nga tre të rinj, të dyshuar si simpatizues të grupit ekstremist Shteti Islamik, njoftoi shërbimi publik ORF.


Kreu i shërbimit të fshehtë të brendshëm të Austrisë, Omar Haijawi-Pirhner, u tha gazetarëve se të dyshuarit, të moshës 14, 17 dhe 20 vjeç, u arrestuan para fillimit të Paradës së Krenarisë të së shtunës, ku morën pjesë rreth 300.000 njerëz.

Ai theksoi se “nuk ka pasur asnjë rrezik për pjesëmarrësit e paradës në asnjë moment”, raporton AP.
Pirchner deklaroi se tre të dyshuarit janë shtetas austriakë me origjinë boshnjake dhe çeçene, por ai nuk ka treguar identitetin e tyre.

Ai ka shtuar se njëri nga të dyshuarit tashmë është i njohur për policinë.

Sipas raportit të ORF, shërbimi i inteligjencës ka marrë informacione për planet e supozuara të të dyshuarve para se të ndodhte Parada dhe i mbajtën ata “nën kontroll të vazhdueshëm”. Pas arrestimit kontrolleve të shtëpitë e tyre u zbuluan prova të ndryshme, përfshirë armë.