Nga skandalet seksuale tek akuzat për lidhje me mafian, jeta e shumëpërfolur e Berlusconit


Ish-kryeministri italian Sivio Berlusconi ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 86-vjeçare, pas një beteje disa javore në spital me sëmundjen e rëndë të leuçemisë.

Ai gjithashtu vuajti ndër vite nga sëmundjet e zemrës, kanceri i prostatës dhe u shtrua në spital për COVID-19 në vitin 2020.

Berlusconi ishte një figurë e diskutueshme gjatë gjithë jetës së tij, duke e ndarë opinionin në Itali më dysh, me persona të cilët e donin marrëzisht, por të shumtë dhe ata që e urrenin.
Karriera e tij politike është e mbushur me sukese dhe skandale të shumta të cilat zbehën suksesin e tij të madh. Skandale seksuale, akuzat për mashtrim tatimor, korrupsion dhe lidhje me mafjen ishin disa nga aferat e përfolura të ish-kryeministrit italian.

Më poshtë keni disa nga skandalet më të mëdha me të cilat u përball Berlusconi.

Konfliktet e interesit

Një temë pothuajse e vazhdueshme në jetën e Berlusconit ishin akuzat për konflikt interesi. Veçanërisht kur ai ishte kryeministër, pasi një nga gazetarët vendas pretendonte se ai kishte hyrë në politikë për të shpëtuar kompanitë e tij nga falimentimi.

Akuza të tilla zakonisht përqendroheshin në përdorimin e tij të medias dhe marketingut për përfitime politike, pasi ai kishte kontroll të gjerë mbi pjesë të mëdha të shtypit italian.

Akuzat për korrupsion

Në vitin 2007, një regjistrim audio i një telefonate midis Berlusconit dhe drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit Italian, Agostino Sacca, u bë publike. Ai ishte pjesë e një hetimi nga Zyra e Prokurorit Publik të Napolit, ku Berlusconi dyshohej për korrupsion.

Ai u shpall fajtor për mashtrim tatimor në tetor 2012 në një rast që përfshinte rrjetin e tij televiziv Mediaset. Berlusconi u dënua me 4 vite burg.

Skandale seksuale

Berlusconi u akuzua gjithashtu se kishte paguar për seks balerinën marokene Karima El Mahroug, e njohur më mirë si “Ruby the Heart Stealer”, kur ajo ishte 17 vjeç.

Ai u përball me një gjyq që filloi në prill 2011. Megjithatë, një gjykatë e Milanos hodhi poshtë një vendim fajësie dhe një dënim me shtatë vjet burg të dhënë nga një gjykatë më e ulët në vitin 2013.

Berlusconi knew Ruby the Heart Stealer was under age
Ishte një nga skandalet e fundit që ndihmuan në përshpejtimin e rënies politike të Berlusconit.

Lidhje të dyshuara me mafian

Berlusconi nuk u gjykua kurrë për akuzat në lidhje me Cosa Nostra-n – mafian siciliane, por është pretenduar vazhdimisht se ai kishte lidhje me grupin.

Akuzat lindin kryesisht nga punësimi i Vittorio Mangano, një person me lidhje me mafian siçiliane. Berlusconi e punësoi Manganon si kopështar të vilës së tij në Milano.